Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shëngjinit, ku u qëllua për vdekje me armë zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet.
LEXO EDHE: EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Shëngjin, ky është viktima
Ardian Nikulaj, 50-vjeç, ishte biznesmen dhe ish-kandidat për deputet në singlën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.r.t/abcnews.al