Foshnjat e gjetura vetëm në qytetin e Kahramanmaras janë dërguar me avion në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Fotot tregojnë 16 foshnje në avionin e presidentit Recep Tayip Erdogan, pamjet janë shpërndarë nga llogaria e qeverisë në Twitter.
Ministri turk, Derya Yanik, tha se ata janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Kujtojmë që presidenti Erdogan, pranoi se kishte “mangësi” të qeverisë në përgjigje të fatkeqësisë, por fajësoi kushtet atmosferike dhe dëmtimin e aeroportit të Hatay.
“Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi të tillë,” tha Erdogan.r.t/abcnews.al