FOTO/U ekzekutua me breshëri plumbash, Stresi publikon bisedën e fundit me Brilant Martinajn

schedule22:30 - 17 Korrik, 2022

schedule 22:30 - 17 Korrik, 2022

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

23-vjeçari ishte kushëriri i Ervis Martinajt dhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi.

LEXO EDHE: FOTO/U vra me breshëri plumbash, kushëriri i Ervis Martinajt shok i ngushtë me Stresin

Ky i fundit ka reaguar i pikëlluar për vdekjen e Martinajt. Stresi ka postuar në Instastory bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

Kujtojmë që vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie. Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!