FOTO/ U ekzekutua me breshëri plumbash në mes të ditës, ky është kushëriri i Ervis Martinajt, si ndodhi masakra me 3 të vrarë

schedule17:09 - 17 Korrik, 2022

schedule 17:09 - 17 Korrik, 2022

Ky është Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt.

Brilant Martinaj dyshohet se ishte objektivi i atentatit të sotëm me 3 të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Besmir Hoxha dhe Diklen Vata mbetën gjithashtu viktima pas breshërisë së plumbave nga një automjet në lëvizje.

Diklen Vata, 30 vjeç ishte pasagjer në pjesën e pasme të makinës dhe tentoi të largohet, por Abc mëson se autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vrarë.

Ndërkohë Martinaj dhe Hoxha u gjetën të shkrumbuar brenda mjetit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja.

Kanë qenë të afërmit te Diklen Vakës që kanë konfirmuar se 30-vjeçari ishte nën shoqërinë e dy të vrarëve të tjerë, ndërsa priten rezultatet e mjekësisë ligjore.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!