Ilir Beqaj nuk mori asnjë post në qeverinë e re të njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë kjo nuk e ka penguar të festojë për detyrën e re të socialistit tjetër Ulsi Manja.
Në një foto të shkrepur nga LSA, Beqaj shfaqet duke përqafuar Manjën teksa e uron për detyrën e re. Manja do të jetë Ministër Drejtësie në katër vitet e ardhshme, duke zënë në këtë post vendin e Etlida Gjonajt .
Ndërkohë ajo që ka rënë sy jashtë mbledhjes së socialistëve është largimi i Erion Braçes dhe Pandeli Majkos të cilët nuk morën asnjë post nga qeveri. m.v/abcnews.al