FOTO/ U arrestua me shokun e Orgest Bilbilit, Berberi kërcënoi me armë drejtorin e Ujësjellësit

schedule20:21 - 13 Gusht, 2020

schedule 20:21 - 13 Gusht, 2020

Meard Berberi i arrestuar ditën e sotme në Tiranë për atentatin e ndodhur në Tushemisht mëngjesin e 8 gushtit është një emër i njohur në Pogradec.

Ai ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Berberi ka qenë drejtor Juridik në Ujësjellësin e Pogradecit, ndërkohë që pas një vendimi Berberi u ul në detyrë nga ky post.

Pas kësaj ai kërcënoi me armë drejtorin e Ujësjellësit duke i bërë presion për rikthimin e postit të mëparshëm.

Berberi njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Koro”. Ai është i arrestuari i gjashtë për atentatin e ndodhur në hotelin e Jetmir Muçollarit.

Në momentin e ndalimit, ditën e sotme ai ishte në shoqërinë e Anterio Kaloshit, të shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, por ende nuk është e qartë se çfarë i ka bërë bashkë ata të dy./abcnews.al