FOTO/ Trajneri Teutës jep dorëheqjen

schedule22:53 - 26 Nëntor, 2021

schedule 22:53 - 26 Nëntor, 2021

Pak çaste më parë trajneri i Teutës ka bërë një postim në rrjete sociale duke njoftuar dorëheqjen e tij nga klubi durrsak. Njoftimi i plotë:

“Sot mbas humbjes me Partizanin duke marre te gjithe pergjithesite mbi vete dhe duke pare ecurine jo te mire ne keto jave i kam kerkuar presidentit Hasanbelliu dorheqjen time.

Duke e falenderu pa fund presidentin Hasanbelliu per mundesine dhe besimin qe me dha jam dhe do i jem mirënjohës per gjithe jeten time.

Falenderoj pa fund te gjithe lojtaret me te cilet kam punuar keto 2vjet per kenaqesine qe me kan dhene per trofete qe kemi fituar se bashku keto 2vite i them qe jeni nje pjese e rendesishme e jetes time sportive.

Falenderoj shefin e klubit Enid Furxhi Drejtorin teknik Renato Arapi koleget e mi Bledar Rizvani Bledar Hodo dhe padyshim ate qe rri gjithmone mas kuintave por qe eshte nje nder kryesoret ne sukseset tona, Eduard Salillari

Duke falenderu pa mase edhe tifozat Durrsake qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kesaj periudhe ju oroj te gjithe te mirat e ksaj botë. Jam i sigurt qe kjo nuk eshte nje lamtumire, por nje mirupafshim.

Nuk mund ta mbyll kete shkrim pa i thene lojtareve te mi qe ashtu si ja dolem vjet mund t’ja dilni edhe sivjet, se ju jeni kampiona e mos e harroni këtë. Me shume respekt EDI MARTINI”, shkruan Martini./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!