FOTO/ “Toyota” prek hapësirën

schedule10:45 - 30 Janar, 2022

schedule 10:45 - 30 Janar, 2022

Mjeti i Toyotas që po përdoret nga autoritetet japoneze për të eksploruar, Lunar Cruiser i është afruar hapësirës.

Gjiganti i automobilave është në partneritet me JAXA, shërbimin japonez të eksplorimit të hapësirës, ​​për të zhvilluar një automjet të aftë për pasagjerë që mund të mbështesë misionet e eksplorimit në planetë të tjerë.

Drejtuesit e Toyota në një deklaratë për mediat ka thënë se automjeti për të eksploruar sipërfaqen hënore do t’i “ndihmojë” njerëzit të jetojnë në Hënë deri në vitin 2040 dhe më pas të shkojnë në Mars.

Automjeti bazohet në idenë që njerëzit hanë, punojnë, flenë dhe komunikojnë me njerëz të tjerë në mënyrë të sigurtë në makina në tokë, dhe e njëjta gjë mund të bëhet në hapësirë.

Ndër të tjera automjeti përveç autonomisë së madhe,  duhet të ketë aftësi të shkëlqyera drejtimi në terren shumë të pabarabartë siç është Hëna, për të qenë rezistent ndaj rrezatimit dhe temperaturave ekstreme që krijohen.

Ndërkohë parashikohet që automjeti të jetë 6 metra dhe lartësi 3.8 metra dhe do të mund të transportojë deri në katër persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!