FOTO/ Tjetër “firo” në PD, tërhiqet nga gara kandidati për Bashkinë e Mirditës

schedule16:46 - 12 Prill, 2023

schedule 16:46 - 12 Prill, 2023

MIRDITË- Mark Ruçi, kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Mirditës, është tërhequr nga gara për kryebashkiak.

Në kërkesën e tij, Ruçi shkruan se tërheqja e tij është për arsye personale dhe familjare.

Kërkesa:

Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datëlindjes, 20.08.1964 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:

  • Duke qenë kandidat për Kryetar Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsye personale dhe familjrare me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem ngagara e zgjedhjeve të “14 Majit 2023”.
  • Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen tim për tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetar Bashkie në Mirditë.

Mësohet se në listën e fundit të KQZ para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave për kandidatë, Mirdita nuk ishte pjesë.

Kështu Alibeaj mbetet po me 15 kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, e duket se mospërfshirja e Mirditës ka qenë një gabim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!