Talenti i Manchester Cityt, Phil Foden, ka thyer rregullat e distancimit social dhe karantinimit, duke marrë pjesë në një ndeshje futbolli në një plazh publik. Më konkretisht, 20 vjeçari anglez u filmua në plazhin e Formby ditën e diel.
Pasi luajti futboll me një grup prej 7 personash, Foden më pas fotografoi së bashku me djemtë e tjerë, duke mos respektuar distancimin social prej dy metrash.
20 vjeçari do të ketë një takim me drejtuesit e Manchester Cityt dhe pritet të marrë një gjobë, si dhe mund të dënohet për ndeshjet e para të Premier League, kur kampionati anglez të rifillojë./acbnews.al