Si pasojë e motit të keq situata në të gjithë Shqipërinë mbetet e rënduar, kjo edhe për shkak të shkarkesave elektrike, të cilat deri tani i kanë marrë jetën një personi në Malësinë e Madhe, si dhe kanë goditur dy banesa në Sarandë.
Siç shihet edhe në fotot e bëra publike nga Abc, një banesë në Metoq të Sarandës është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Banesa është në pronësi të Jorgo Avjerit. Fatmirësisht nga goditja e rrufesë nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
/Abcnews.al/