Rep-artisti shqiptar, Gent Fatali, ka nisur pushimet në një nga vendet më luksoze dhe më të preferuara të momentit, Dubai.
Ai ka postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale, ku shfaqet në Dubai së bashku me partneren e tij, Rozafën.
Çifti duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku, ndërsa vazhdojnë të jenë sa më privatë në raport me romancën e tyre.
View this post on Instagram
Muaj më parë, dyshja u përfol se janë martuar në fshehtësi, gjë që doli të jetë e pavërtetë në bazë të deklaratave të reperit.
Sa i përket muzikës, së fundmi Genti ka sjellë një bashkëpunim me artistin Skerdi me titull “Melodi”./abcnews.al