FOTO/ Taulanti dhe Graniti i bëjnë babait dhuratën super luksoze

schedule20:45 - 1 Prill, 2021

schedule 20:45 - 1 Prill, 2021

Granit dhe Taulant Xhaka kanë surprizuar babain e tyre me një dhuratë super luksoze.

Këtë surprizë e ka zbuluar vëllai i madh i familjes përmes një postimi në Instagram. Ai ka postuar një foto, ku shfaqet i ati teksa teston makinën e re dhe e ka shoqëruar me disa fjalë të bukura.

“Dhurata nga unë dhe Graniti, për babin më të mirë në botë”, ka shkruar Xhaka.

Vihet re që makina i përket markës Mercedes dhe është ndër modelet e fundit. Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje me rëndësi është lumturia që babai i futbollistëve ka ndjerë./abcnews.al