Yjet e PSG-së, Kylian Mbappe dhe Marco Verrati, kanë kaluar një fundjavë të këndshme në praninë e modeles Cindy Bruna. Bukuroshja franceze kishte organizuar një festë në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit francez, pasi mbushi 26 vjeçe.
Në fakt ditëlindja e saj ishte në datën 26 shtator, por ajo kishte vendosur ta festonte këtë të shtunë që kaloi. Të dy lojtarët janë parë shumë të afërm me modelen, të cilën e kanë mikeshë të ngushtë, madje Verrati e kishte ftuar atë dhe në ditëlindjen e tij. /abcnews.al