FOTO/ Sulmi në Rripin e Gazës, 24 viktima, mes tyre edhe 9 fëmijë

schedule12:01 - 11 Maj, 2021

schedule 12:01 - 11 Maj, 2021

Të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra persona janë plagosur në përleshjet e përgjakshme mes palestinezëve dhe  policisë izraelite në Jeruzalemin Lindor. Sipas një njoftimi të mediave lokale, një burrë u vra në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Një grua u vra pasi një raketë goditi katet e sipërme të një ndërtese  në kampin e refugjatëve al-Shati në buzë të qytetit të Gazës, tha ministria e shëndetësisë. Ushtria e Izraelit tha se një raketë goditi një bllok apartamentesh prej shtatë katesh në qytetin bregdetar izraelit të Ashkelon të martën.

Ushtria izraelite kreu 130 sulme si hakmarrje dhe njoftoi sot se forcat e saj kishin vrarë 15 anëtarë të grupeve militante palestineze brenda natës. Autoritetet lokale në Rripin e Gazës thanë se 24 njerëz ishin vrarë, duke përfshirë nëntë fëmijë dhe 100 të plagosur në sulmet ajrore izraelite, ky është numri më i rëndë i vdekjeve që nga nëntori 2019./abcnews.al

Forcat izraelite vazhduan të bombardojnë territorin palestinez edhe të martën në mëngjes, duke venë në shënjestër   Khan Younis, kampin e refugjatëve al-Bureij dhe lagjen al-Zaitoun

Të paktën tre civilë mbetën të vdekur  pasi një avion luftarak izraelit goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve al-Shati. 

Njerëzit inspektojnë rrënojat e një ndërtese të shkatërruar pas sulmeve ajrore në Rripin e Gazës
 

Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite u rrit në 24, duke përfshirë nëntë fëmijë

 

Një palestinez kërkon për të mbijetuarit nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar  që u godit nga një raketë izraelite në kampin e refugjatëve al-Shati 
 
Një palestinez kërkon në rrënojat e një ndërtese pjesërisht të shkatërruar pasi u godit nga sulmet izraelite
 

Një burrë përpiqet të shpëtojë fëmijën e tij pas sulmeve në Rripin e Gazës
 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!