Sebastian Vettel vendosi të ndërrojë skuteri këtë sezon, duke lënë Ferrarin pas disa vitesh dhe kaluar te Aston Martin. Përveç skuderisë, Vettel duket e ka vendosur të ndërrojë edhe garazhin e tij.
Nga ajo që raportohet në mediet italiane, mësohet se gjermani ka nxjerrë në shitje 8 nga “bishat” e tij në garazh. Mes tyre janë edhe plot 5 Ferrari.
Janë makina të modeleve “Limited Edition” dhe pritet të kenë çmime marramendëse, teksa Vettel i ka përdorur shumë pak dhe janë si të reja edhe pas disa vitesh përdorimi. /abcnews.al