Përralla e Marokut përfundoi mbrëmjen e kaluar në Katar.
Franca dërrmoi ëndrrat e kombëtares afrikane dhe u kualifikua në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës.
Fundi i ndeshjes u shënua nga një skenë emocionuese dhe takimi i dy miqve nga Paris Saint-Germain.
Ashraf Hakimi dhe Kylian Mbappe janë miq të shkëlqyer, ndaj pas ndeshjes ata u përqafuan dhe biseduan gjatë.
Para ndeshjes u përfol shumë për marrëdhënien e tyre, e cila është vërtet e veçantë, gjë që u pa edhe pas ndeshjes. /G.D abcnews.al/