Situata në Shëngjin është vendosur nën kontroll, por zjarret kanë lënë dëmta të shumta. Sipërfaqe të tëra me pyje janë djegur dhe shkrumbuar totalisht, teksa dëme kanë pësuar edhe biznese pranë plazhit.

Për shkak të erës, flakë kanë marrë edhe beach bare dhe shezlonge të bizneseve private.

Zona e Ranës se Vogël dhe lagjja e Portit ishin dy vatrat më të rrezikshme, kjo edhe për shkak të intensitetit te banesave, apartamenteve dhe resorteve që ishin shumë pranë flakëve.

Fatmirësisht, rreziku konsiderohet i kaluar dhe tashmë po evidentohen dëmet./abcnews.al







