Samanta Karavella është një nga këngëtaret më të kuruara të skenës shqiptare. Ajo shfaqet gjithmonë me ‘make-up’ profesional dhe me flokë të stiluara, duke e detajuar look-un e saj.
Së fundmi, Samanta vendosi që në “Instastory” të postonte një “selfie” ku shfaqej pa ‘make-up’ dhe shumë origjinale në fytyrë.
“Kohë e gjatë pa bërë një selfie”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit ku ka bashkangjitur 4 foto me njëra-tjetrën.
Ajo që u dallua nga të gjithë është se Samanta kishte një lëkurë shumë të pastër dhe të shkëlqyeshme. l.k/abcnews.al