Në këto kohë që njeriu ka ndenjtur larg natyrës, duket se ajo ka gjetur momentin të marrë frymë lirisht.
Në lagunën e Nartës studiuesit kanë hasur si asnjë herë më parë grupe shtegtare të çafkës së purpurt (Ardea purpurea).
Ky lloj është përgjithësisht tepër i ndrojtur dhe kërkon hapësira shumë të qeta dhe që ofrojnë mundësi të mira për t’u fshehur dhe ushqyer. Pa dyshim, edhe pse shumë të vogla, këto hapësira mund të gjenden ende në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe fakti i vëzhgimit të çafkës së purpurt e vërteton këtë.
Vëzhgimi i çafkës së purpurt (Ardea purpurea) është publikuar nga ‘Protection and Preservation of Natural Environment in Albania’. /abcnews.al