FOTO/ Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit nga 125 vullnetarë

schedule22:20 - 30 Nëntor, 2020

schedule 22:20 - 30 Nëntor, 2020

Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbukuruar për festat e fundvitit. Temë e këtij viti është “Amerika e bukur”, derisa zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka thënë se ndihet e ngazëllyer.

“Jam e ngazëllyer të ndaj me ju ‘Amerikën e Bukur’ dhe t’i bëj homazhe madhështisë së kombit tonë. Së bashku, ne festojmë këtë tokë, të cilën e thërrasim me shumë krenari, shtëpi”, ka shkruar Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë është zbukuruar nga mbi 125 vullnetarë që vendosën 62 pemë Krishtlindjesh, 106 kurora lulesh, 366 metra zbukurime të tjera dhe mbi 3 mijë 200 vargje dritash.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!