Venusi dihet se është i mbuluar me më shumë vullkane se çdo planet tjetër në sistemin diellor.
Dhe tani shkencëtarët kanë “prova të forta” që disa prej këtyre vullkaneve janë ende aktivë.
Imazhet nga anija kozmike Magellan e NASA -s tregojnë një vrimë përmes së cilës ndodh aktiviteti vullkanik, kjo çarje në planet ndryshoi formë gjatë një periudhe tetë mujore.
Ajo u rrit nga rreth 2.2 km katror në 3.9 km katrorë, gjë që sugjeron se shpërthimet dhe rrjedhat e lavës në Venus janë në vazhdimisht duke ndodhur, sipas studiuesve në Universitetin e Alaskës Fairbanks.
Zbulimi hedh dyshime se planeti motër i Tokës mund të presë jetë mikrobike.
Afërdita është një planet i ngjashëm në madhësi me Tokën, por ka një temperaturë sipërfaqësore rreth 464°C dhe presion 92 herë më të lartë se planeti ynë.
I njohur si ‘binjaku i keq’ i Tokës, shkencëtarët besojnë se Venusi ka të ngjarë të ketë qenë i banueshëm 700 milionë vjet më parë, përpara se shenjat e jetesës të humbisnin në mënyrë misterioze.
/abcnews.al