Foto/Sarandë, godet me sëpatë fqinjin pas sherrit për pronën

schedule10:54 - 8 Janar, 2018

schedule 10:54 - 8 Janar, 2018

Një 51 vjeçar u arrestua sepse ka goditur me sëpatë fqinjin pas sherrit për pronën. Ai është Gjon Marku, nga Borshit i Sarandës. Ngjarja ndodhi mbrëmë në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë, Borsh. Marku u ka dal përpara fqinjëve të tij, pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj. dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar. I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi M.Gj., pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar./abcnews.al