Këngëtarja njohur Rita Ora ka treguar gjithmonë se është krenare se është shqiptare.
Ajo nuk nguron që herë pas here të flas në gjuhën shqipe, madje të tregojë se traditat tona i pëlqen shumë. Së fundmi, Rita ka publikuar një foto në InstaStory me rastin e ditëlindjes së tezes së saj dhe ka shkruar ndërsa: “Gëzuar ditëlindjen Tezja!”.
Në këtë mënyrë, këngëtarja ka treguar se ka një raport të mirë dhe mjaft të afërt edhe me anëtarët e tjerë të familjes, të cilët jetojnë në Kosovë.
Kujtojmë që së fundmi, Ora ka qenë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV EMA, edhe pse këtë herë nuk ishte nominuar në asnjë kategori. l.k/abcnews.al


