FOTO/ Reperi i njohur shqiptar i organizon të birit festën përrallore për ditëlindje

schedule17:25 - 4 Janar, 2021

schedule 17:25 - 4 Janar, 2021

Reperi i njohur Skerdi Ago u bë baba për herë të pare, si sot një vit më parë. E shoqja, Vesa solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Roi.

Sot është një ditë shumë e veçantë për ta, pasi vogëlushi feston 1-vjetorin. Skerdi ka publikuar një foto të tij të Instagram, duke e uruar me fjalët më të ëmbla.

“4 Janari do mbetet gjithmone data me e vecante ne jeten time. Gezuar ditelindjen shpirti i babit, te dhashte Zoti shendet dhe lumturi prane nesh. Te dua pafund”, ka shkruar reperi.

Ai i ka organizuar të birit një festë përrallore, pamjet e së cilës i ka ndarë në rrjete sociale./abcnews.al