Reperi i njohur nga Gjermania, Zuna ka bërë një gjest të veçantë. Ai ka vendosur që bashkë me menaxherin e tij Arian Kosumi, të ndihmojë 600 familje të varfëra me ushqime.
Shpërndarja do bëhet në të gjitha komunat e Kosovës duke filluar nga Prishtina. Kjo ndihmë vjen pas situatës së vështirë shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Kujtojmë që Zuna u bë i njohur për shqiptarët nga bashkëpunimet e tij me reperin Azet i cili ka prejardhjen nga Podujeva. l.k/abcnews.al