Java e 10 e Superligës së Kosovës ka përfunduar sot me dy ndeshjet përmbyllëse mes Gjilanit e Drenicës dhe Dukagjinit e Ballkanit.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Ballkani me 18 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani në vendin 2 dhe të 3, kurse Top 4 e mbyll skuadra e Dritës me gjithsej 16 pikë.
Në anën tjetër, Dukagjini dhe Feronikeli me nga 10 pikë, dhe Ulpiana me 7 pikë. /abcnews.al/