FOTO/ Qytetarët nuk i “tremben” rritjes së shifrave, mbushen sheshi dhe Pazari i Ri

schedule16:44 - 16 Maj, 2020

schedule 16:44 - 16 Maj, 2020

Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë mbushur plot me qytetarë. Ndonëse shifrat e ditëve të fundit kanë qenë në rritje, fasha orare e përcaktuar për nënat me fëmijë dhe të moshuarit janë shfrytëzuar nga të gjitha moshat.

Dëshira e tyre për të dalë ka qenë e favorizuar edhe nga temperaturat e larta, duke qenë se një nga këshillat e mjekëve është marrja e vitaminës D, që merret nga rrezet e diellit.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duke një numër i madh qytetarësh, në zonën e pazarit të ri dhe sheshit Skëndërbej, duke qenë se nga dje, Liqeni Artificial qëndron i mbyllur.

Lëvizjet e shumta në këtë zonë solli edhe shkarkimin e shefit të Komisariatit Nr.1./abcnews.al