Para pak minutash Ferrari ka prezantuar për të gjithë “bishën” e sezonit të ri, ku është punuar shumë për t’u përmirësuar pas sezonit të vështirë vjet, kur nuk fituan asnjë garë.
Ferrari i ri i quajtur SP21 nis me një të kuqe të errët në pjesën e pasme, e njëjta me Ferrarin e parë të krijuar në 1968, të quajtur 125 S dhe më pas nuanca zbehet dhe kalon në të kuqen moderne, që përdoret edhe tani.
Inxhinierët e Ferrarit janë munduar të bëjnë ndryshime në makinë, duke u përqendruar në pjesën pasme, ku kanë shtuar fuqinë aerodinamike të makinës. Gjithashtu është punuar shumë me motorin, i cili ishte edhe dështimi më i madh në sezonin e shkuar.
Ferrari bën me dije se është punuar në rritjen e efikasitetit termik të motorit dhe po punohet ende në përmirësimin e motorit elektrik dhe sistemit hibrid.
Makina SF21 do të ketë një motor 1.6 L me djegie të brendshme dhe peshon vetëm 752 kg, përfshirë ujin, vajin dhe pilotin. Harxhon maksimumi 100 litra karburant në orë. Njëvendëshen e këtij sezoni do e drejtojnë Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. /abcnews.al