FOTO/ Princi William u shërben qytetarëve ushqimin e veçantë

schedule10:40 - 31 Korrik, 2023

schedule 10:40 - 31 Korrik, 2023

Princi William surprizoi qytetarët e uritur kur u shërbeu burgera ‘eko-miqësorë’ nga një mensë në jug të Londrës.

Në një video të publikuar, trashëgimtari i fronit u ofron “klientëve” Earthsot Burgers, të emëruar sipas fituesve të Çmimit Earthshot, i cili u jepet njerëzve që zhvillojnë zgjidhje për problemet e mëdha mjedisore.

Arriti!” princi mund të dëgjohet duke thënë, duke u shërbyer burgerëve për kalimtarët e habitur. “Mirëmëngjes të gjithëve, të gatuara mirë, gati për ta marrë me vete”, shtoi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Principe William (@princewilliambr)

Duke punuar me themeluesit e kanalit YouTube Sorted Food, qëllimi i William ishte të nënvizonte profilin dhe punën e tre fituesve të mëparshëm të çmimit.

Ai shpjegoi se kutia ku vendoset burgeri është bërë nga kompania Notpla dhe nuk përmban fare plastikë, por një shtresë me alga deti. Përbërësit janë rritur në një serë në Indi nga kompania Kheyti, dhe burgerët janë gatuar në një furrë të quajtur Mukuru Clean Stove, e cila u shpik “nga një zonjë në Kenia, e cila erdhi me një ide për të reduktuar ndotjen e ajrit“.

“Nuk mund të garantoj shijen, cilësinë por… e pranoj”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!