FOTO/ “Presim gjykim të drejtë”, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së protestë në Hagë

schedule11:52 - 3 Prill, 2023

schedule 11:52 - 3 Prill, 2023

HAGË– Familjarë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po marrin pjesë në protestën paqësore që po zhvillohet në Hagë. Krahas shumë bashkatdhetarëve, në protestën e sotme pjesëmarrës janë  djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe vajza e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

Kjo e fundit u shpreh për KosovaPress se është në pritje të një gjykimi të drejtë.

“Pres një proces te drejtë, shpresoj që do të jetë një proces i drejtë dhe sa me shpejtë të përfundojë”, tha ajo.

E në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së aty ndodhet edhe gruaje e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Shqipe Selimi. Diaspora shqiptare po proteston nën moton “Jo në emrin tim”. Ndërkohë që gjykimi ndaj tyre po vazhdon, në seancën e stome gjyqësore Thaçi dhe të tjerët u deklaruan të pafajshëm.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt po ashtu një marshim në Prishtinë me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga Kosova, të cilët shprehën mbështetje për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!