FOTO/ Pozon për herë të parë nudo, Aulona Musta thyen çdo tabu

schedule20:51 - 14 Shkurt, 2021

schedule 20:51 - 14 Shkurt, 2021

Moderatorja e njohur, Aulona Musta ka pozuar për herë të parë nudo për kopertinën e revistës ‘Global Woman’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka treguar se ka dashur të jap një mesazh për të gjithë gratë dhe vajzat.

Aulona i bën thirrje ta duan trupin e tyre, duke theksuar se askush nuk është perfekt.

Sipas moderatores, misioni kryesor i femrës nuk është thjesht ai riprodhues, të martohet, të sjellë në jetë fëmijë dhe t’i dedikohet familjes, fëmijës, bashkëshortit, por edhe t’i kushtojë rëndësi vetes.

Postimi i Aulona Mustës:

“Duaje trupin tënd, ndihu mirë me të dhe mos ndalo se kujdesuri për të” – është ky mesazhi që unë përpiqem të jap në cdo moment, por këtë herë së bashku me @lindaprendii dhe @global_woman.magazine ky mesazh vjen nëpërmjet një kopertine, që e dua shume.

Nuk ekziston asnjë njeri në botë që të ndihet, gjithmonë, gjatë gjithë kohës 100% mirë me veten e tij. Të gjithë kemi pasiguritë tonë, komplekset tona, momentet kur nuk ndihemi mirë dhe rehat me veten, gjëra që nuk na pëlqejnë. Pikërisht se kemi këto, jemi gjithë kohën në përmirësim, ndryshe do të binim në një zonë rehatie që nuk është aspak e mirë.

Pikërisht kjo është ajo që unë përpiqem ti them dhe gjithë audiencës femërore që më ndjek, që askush nuk është perfekt. Unë kam vuajtur gjithë jetën time me lëkurën e fytyrës që ka qenë e yndyrshme dhe më ka shkaktuar probleme me aknet, flokët e mi nuk janë pika ime më e fortë le të themi, i kam patur gjithmonë të dobët dhe jo shumë të shëndetshëm; unë kam celulit, i cili sidomos pas Dhjetorit të bakllavasë është shtuar edhe më shumë (qesh). Jam shumë larg të qenit perfekte, apo të ndjerit gjatë gjithë kohës mirë me veten. Ama unë nuk i dorëzohem pasigurive të mia. Unë bashkëjetoj me to, i pranoj dhe në të njëjtën kohë punoj fort për t’i tejkaluar dhe për t’u përmirësuar.

Ky është çelsi i suksesit. Kjo është të ndihesh mirë dhe rehat me veten tënde. Te ndihesh mire dhe rehat ne lekuren tende. Me trupin tend. Të dish cilat janë pikat e dobëta, të pranosh gjërat që s’të pëlqejnë tek vetja dhe të punosh për t’i përmirësuar ato.

Do vërtetë shumë guxim të ndihesh mirë me trupin tënd dhe ta reflektosh këtë. Në një vend si Shqipëria, ku femra është mësuar dhe edukuar të jetë e nënshtruar, ku rritet me komplekse dhe ndjenjë inferioriteti në lidhje me trupin dhe sensualitetin e saj, ku fjala turp e shoqëron gjithë jetën, në çdo gjë që bën, ku misioni kryesor i femrës është thjesht ai riprodhues, të martohet, të sjellë në jetë fëmijë dhe t’I dedikohet familjes, fëmijës, bashkëshortit, duke lënë pas dore veten totalisht… pikërisht në një shoqëri të tillë, të ndihesh mirë me veten, trupin tënd dhe ta shfaqësh këtë, duket vërtet luks I madh, që do vërtetë shumë guxim. l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!