Policia i vendos kufirin protestës së opozitës deri tek ish-hotel Dajti, në terren edhe Muhamet Rrumbullaku

schedule10:43 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 10:43 - 6 Dhjetor, 2022

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme kanë bërë që Tirana të blindohet nga forca të shumta policie.

Teksa ka nisur pritja e liderëve të BE-së nga kryeministri Edi Rama, protesta e opozitës pritet që të fillojë në orën 12:00.

Por për shkak të pranisë së delegacioneve evropiane policia ka marrë masa të rrepta duke i kufizuar opozitës mundësinë për tu mbledhur para kryeministrisë.

Protestuesit do të nisen nga selia e PD dhe do të marshojnë deri tek ish-hotel Dajti, pasi deri aty është vendosur “kufiri” nga policia.

Në terren përveç forcave të shumta të policisë shihet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Opozita ka kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk ia ka aprovuar për shkak të masave të sigurisë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!