FOTO-VIDEO/ Polici i Shqiponjave dhe 5 të pafajshëm mbeten të plagosur nga çmenduria e 27-vjeçarit

schedule11:49 - 4 Shkurt, 2020

schedule 11:49 - 4 Shkurt, 2020

Policia e Elbasanit ndërhyri për të parandaluar një atentat dhe si pasojë e ndjekjes ndaj personit të dyshimtë u shkaktua aksident masiv ku mbetën të plagosur 1 polic dhe 5 persona të pafajshëm. Autori, Aldrion Shehu u prangos në spital, pasi i kishte ikur policisë për disa kilometra.


Burimet i thanë gazetarit Aldo Kozarja se policia ka patur një sinjalizim për një atentat dhe është vënë në ndjekje të dy automjeteve që nga Librazhdi. Në Krastë të Elbasanit, blutë kanë tentuar të ndalojnë dy makina. Mësohet ndaj mjetit tip Passat i janë hedhur zinxhirë me gozhda për ta ndaluar. Ndërsa automjeti tjetër ka arritur të largohet.

Nga kjo përplasje janë plagosur 6 persona, 5 prej të cilave ndodhen në spitalin e Elbasanit, kurse polici Eugen Abdurrazaku është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Burimet thanë se efektivi i Shqiponjave ka tentuar ti bëjë post-bllok autorit por ky i fundit e ka përplasur, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Të plagosurit në spitalin e Elbasanit:

Diana Fadil Plaka 56 vjec nga Cerriku

Durin Aqif Plaka 56 vjec nga Cerriku

Adriana Agim Latifi 34 vjec Elbasan

Albert Agim Cani 48 vjec nga Elbasani

Dorina Valter Hazizi 34 vjec nga Elbasani

Në spitalin e Traumës, polici Eugen Abdurrazaku 27 vjeç.

Policia sqaron se makina e tipit “Passat” me targa greke që drejtohej nga 27- vjeçari nga Gjirokastra, Aldrion Shehu (shih videon) ka kaluar me shpejtësi të gjitha postoblloqet e mundshme nga Korça, Pogradeci dhe në Librazhd ku u shtuan forcat policore që e ndoqën dhe tentuan ta ndalojnë në Elbasan. Vetëm kur mjetët u përplasën u bë e mundur dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit Passat, Aldrion Shehu. Nga ana tjetër policia mohon të ketë patur të shtëna me armë.

Njoftimi zyrtar i policisë për ngjarjen

“Më datë 04.02.2020, rreth orës 09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.

Forcat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.

Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

/abcnews.al

*Polici i plagosur Eugen Abdurrazaku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!