FOTO/ Po vdesin shqiptarë çdo ditë, Spiropali mësyn në shtëpinë e Saliut dhe Lirisë pa maska dhe pa distancë

schedule13:56 - 2 Shkurt, 2021

schedule 13:56 - 2 Shkurt, 2021

Në mes të pandemisë së koronavirusit, teksa autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID, ministrja e kabinetit qeveritar Elisa Spiropali duket se ka gjetur një formë mjaft të gabuar për të bërë fushatë.

Pa  maskë, ajo është takuar me dy të moshuar Sali dhe Lirie Koleci në banesën e tyre në Kamzë duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

“Kamzë, Kënaqësi e vërtetë biseda me familjen e madhe Koleci. E vërteta e vetme mes dy kohëve, – thonë ata, është se asnjëherë më shumë se sot Kamza nuk ka parë investime të tilla transformuese.

Na treguan edhe peripecitë që iu deshën për të përfituar lejen e legalizimit, ndërsa sot ata mund ta gëzojnë pronën e tyre të ngritur me mund e punë falë një administrate që i përgjigjet qytetarit pa i parë teserën siç bënte dje grupi i qametit që Kamzën e sundonte, nuk e qeveriste”, ka shkruar Spiropali krah fotos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!