FOTO/Plagoset me armë zjarri një person

schedule20:19 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 20:19 - 19 Dhjetor, 2017

Një 39 vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Korçës. Nga të dhënat si edhe nga deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ai është qëlluar në këmbë nga një person ende i paidentifikuar nga policia. Ngjarja ndodhi në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë. Autori mësohet se ka mundur të largohet me një mjet nga vendngjarja. Aktualisht 39 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!