FOTO/ Pjesë e grupit të bandës Çopja në Elbasan, ky është Arben Lamçe, i arrestuar në Kosovë

schedule19:03 - 4 Gusht, 2024

schedule 19:03 - 4 Gusht, 2024

Ky është Arben Lamce, i arrestuar këtë të diel në Kosovë. Arrestimi i Lamçes është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.

Dyshohet se ai përdorej nga banda e dy vëllezërve si vrasës me pagesë.

(Arben Lamçe)

Është mësuar se Arben Lamçe fshihej nën identitetin e një personit tjetër, përkatësisht Durim Plaku.  Arben Lamce është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Pas dënimit nga autoritetet Italiane për shfrytëzim prostitucioni, në vitin 2011 ai u kap në Elbasan dhe më pas u ekstradua në Itali. Ndërsa në vitin 2016 në Elbasan dhe Tiranë iu sekuestruan disa prona, dyqane e troje si dhe dy shoqëri private në emër të tij dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Në muajin korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për katër vepra penale, pjesë e grupit kriminal, organizatë kriminale, sigurim i kushteve për vrasje si dhe pastrim parash.

Arben Lamce bashkëpunonte me vëllezërit Franc dhe Hajdar copja në Elbasan për pastrimin e parave të përfituara nga aktivitete kriminale.

Me arrestimin e tij këtë të diel në Prishtinë shkon në 16 numri i të arrestuarve me urdhër të SPAK të akuzuar për ngjarje të rënda kriminale, 14 prej të cilëve në Shqipëri dhe dy jashtë vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!