FOTO/ Përplasen dy trena në Çeki, shënohen disa viktima

schedule05:17 - 8 Korrik, 2020

schedule 05:17 - 8 Korrik, 2020

Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe 30 të tjerë janë lënduar, pasi dy trena u përplasën në veriperëndim të Çekisë.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi në qytetit Pernink, rreth 10 kilometra larg Gjermanisë. Trenat u përplasën rreth 1 kilometër larg stacionit në Pernink.

Ndërkohë njoftohet se veç ekipeve çeke, edhe ato gjermane ofruan ndihmën e tyre për të stabilizuar situatën.