Përplasen dy makina, plagosen 3 persona në Levan-Vlorë

schedule09:53 - 31 Mars, 2018

schedule 09:53 - 31 Mars, 2018

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Levan –Vlorë. Një makine tip Fiat është përplasur me një mjet tip Opel dhe për pasojë tre vetë u lënduan.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte mjeti tip FIAT.

Për shkak të aksidentit rrugor qarkullimi në rrugën Levan –Vlorë u bllokua për disa minuta./abcnews.al