FOTO/ Përfundoi mandatin, stafi i ambasadës dhurata për Yuri Kim

schedule11:40 - 25 Qershor, 2023

schedule 11:40 - 25 Qershor, 2023

TIRANË- Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka dhënë përshëndetjen e lamtumirës ambasadores Yuri Kim, e cila përmbylli pas tre vjetësh detyrën e saj në Shqipëri.

Ata vlerësuan përpjekjet e diplomates amerikane për punën që ka bërë për të cuar përpara marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë”, shkruan ambasada në rrjetin social “Facebook”.

Në këtë përshëndetje të fundit me stafin, ambasadorja Yuri Kim mori si dhuratë edhe flamurin shqiptar.

“Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruan ambasada./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!