Një pallat është përfshirë nga flakët në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale. ABC News ka mësuar se shkak i zjarrit ka qene nje shkendije elektrike.
Grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.