Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Autorja e hitit “Pa Gajle” ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas rënies drastike në peshë, duke i surprizuar të gjithë me paraqitjen e saj dhe linjat trupore.
Ndërkohë së fundmi, këngëtarja ka surprizuar fansat me ndryshimet që ka bërë në look. Fifi ka postuar disa foto një rrjete sociale ku shfaqet me flokët bjonde. E veshur me një fustan blu, Fifi shfaqet më në formë se kurrë.
Megjithatë nuk dihet nëse është thjesht paruke apo këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim kaq të madh. Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore, Fifi publikoi pak muaj më parë duetin me Young Zerkën, ndërsa së fundmi ka bërë me dije se pritet të sjellë një tjetër duet me reperin Blleki. xh.d/abcnews.al