Adele duket krejtësisht ndryshe pas rënies në peshë.
Transformimi i Adeles vazhdon t’i habisë fansat. Këngëtarja u fotografua në Anguilla këtë javë së bashku me miqtë, Harry Styles dhe James Corden.
Fotografitë e 31-vjeçares dhe formës së saj të shkëlqyer kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke marrë komente pozitive nga fansat.
“Fotot e Adeles pas humbjes në peshë, janë një motiv i mahnitshëm për tu bërë fit”, shkruan një komentues.
“Kur e doni një trup, e arrini”, shkruan një tjetër.
Sidoqoftë, shumë shprehën zhgënjimin e tyre që Adele po komentohet në rrjete sociale për humbjen në peshë, e jo për albumin e ri. Projekti i saj i fundit i titulluar “25” u lansua më 2015.
Transformimi i saj vjen pas divorcit nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, tre vjet pas martesës. Ata kanë edhe një djalë 7-vjeçar, Angelo./abcnews.al