Reperi amerikan, DaBaby që bashkëpunoi me Dua Lipën për hitin “Levitatig” tashmë ndodhet në vendin e saj të origjinës. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar disa fotografi pasi ka zbritur nga aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”.
Nuk dihet nëse ka qenë Dua që ka ndikuar në vizitën e tij, por ai pritet që të performojë në një nga klubet e qytetit. “Sapo zbrita në Kosovë, shtet i ri me një gjuhë ndryshe…dhe unë nuk kam publikuar asnjë album në dy vite. Dashuria globale ka qenë ndryshe”, shkroi DaBaby në Instagram.
Kujtojmë se kënga që solli këngëtarja shqiptare në bashkëpunim me DaBaby u kthye në një hit global dhe numëron më shumë se 500 milionë klikime në Youtube. /abcnews.al