FOTO/ Pacienti me tuba në hundë, Manastirliu publikon foton nga Infektivi: Kjo nuk është lojë!

schedule13:26 - 13 Korrik, 2020

schedule 13:26 - 13 Korrik, 2020

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto ku shihet një pacient me tuba në hundë, që po kurohet nga Covid-19. Në foto shihet kryeinfermierja, që sipas Manastirliut, është Merita Sefa.

Kjo e fundit, po kujdeset për pacientin që po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Krah kësaj fotoje, ministrja shkruan se kjo nuk është një lojë dhe se të gjithë duhet të kujdesemi për veten.

Postimi:

“SPITALI INFEKTIV. Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi: Respekto distancën. Vendose maskën. Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive. #COVID19, shkruan Manastirliu krah fotos./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!