Aktorja e njohur, Ornella Muti është bërë gjyshe për herë të katërt. Djali i saj, Andrea Facchinetti dhe partnerja e tij, Carola, janë bekuar me vogëlushin Edoardo.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Ornella përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet me nipin, i cili i shtrëngon dorën gjyshes së tij.
“Të posalindurit janë të shenjtë dhe duhen mbrojtur në rrjetet sociale”, ka shkruar aktorja krahas fotos.
View this post on Instagram
Edoardo është nipi i katërt i Ornellës, pasi ajo është edhe gjyshe e Akashit 26 vjeç, Alessandros lindur në 2014 dhe Giulias lindur në 2016./abcnews.al