Divock Origi tashmë ka mbërritur në Milano, teksa dita e nesërme për të do të jetë e rëndësishme, pasi ish-lojtari i Liverpool do të vendosë pikat mbi “i”.
Belgu është fotografuar teksa ka mbërritur në Milano, ndërsa ka mbërritur si lojtarë i lirë te Milan. Dita e nesërme do të jetë edhe vendimtare për belgun pasi zyrtarisht do të quhet edhe lojtari më i ri i kuqezinjve gjatë kësaj merkatoje.
Me kuqezinjtë Origi do të firmosë një kontratë 4 vjeçare dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro plus bonuse.
/f.a/abcnews.al