Këngëtarja shumë e përfolur, Fjolla Morina ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo ka mbushur 36 vjeçe dhe ka organizuar një super festë, ku ka mbledhur miqtë e saj të zemrës.
Fjolla është shfaqur e veshur me një fustan të argjendtë që i theksonte linjat trupore, duke u argëtuar pa masë nën ritmet e muzikës.
Në videot e publikuara në Instagram, këngëtarja shihet pranë tortës së madhe teksa fryn qirinjtë. Padyshim, që atmosfera e krijuar ka qenë e nxehtë, duke i argëtuar të gjithë pa masë.
Kujtojmë që kohët e fundit, Fjolla ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi i ka dhënë fund martesës me biznesmenin, Fisnik Syla./abcnews.al