EMRA-FOTO/ Kush janë të arrestuarit e Shijakut, pjesë e bandës së drogës

schedule12:29 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 12:29 - 9 Dhjetor, 2019

Një operacion policor u zhvillua sot në Shijak për kapjen e tre personave që kërkoheshin nga drejtësia italiane për trafik droge. Operacioni është kryer paralelisht në Shqipëri dhe në Itali, ku në total janë lëshuar 18 urdhër-arreste nga prokuroria e Bergamos për organizatën kriminale.

Policia e Shtetit shqiptar në një njoftim për mediat, bëri të ditur se ” u finalizua me sukses operacioni Romano 2017, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve:

1. Florenc Mema, 30 vjeç, lindur ne Shijak dhe banues ne Xhafzotaj Durres.
2. Demokrat Çizmja, 27 vjeç, lindur dhe banues ne Gjepalaj Durres.
3. Luan Bodlli, 41 vjeç, lindur dhe banues ne Xhafzotaj Durres.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!