Pas konfirmimit të fundit të listës së ngushtë të “Topin të Artë” të këtij viti me 30 lojtarë, ish-sulmuesi Brazilian, Ronaldo Nazairo ka përcaktuar se cili lojtar duhet ta fitojë këtë çmim prestigjoz.
Ky vit sheh një mori talentesh me një shans për të fituar çmimin e themeluar në Francë, përfshirë sulmuesit, Haaland, Mbappe apo edhe Kante.
Megjithatë, Ronaldo ka pohuar se fituesi i ligshëm duhet të jetë sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema.
Në në postim në rrjetet sociale ish-sulmuesi tha: “Pa dyshim që kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë, i frikshëm në 10 sezonet e fundit dhe kampion mbi gjithçka, Nuk mendoni dhe ju kështu?”, përfundon Fenomeni. r.t/abcnews.al